Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Parlamenti do të hetojë akuzat e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, për përfshirjen e një nëpunësi të SHISH për zhvillimin e një anti-mitingu në Pezë, para se Meta të mbërrinte atje.

Kryetari i komisionit për Rendin dhe SHISH Neritan Ceka ka parashikuar, që në sesionin e parë të Shtatorit, të kërkojë një raport nga SHISH, për të shqyrtuar vërtetësinë e akuzave të lëshuara një ditë më parë nga Meta.

Neritan Ceka:- “Çdo person ka të drejtë të bëjë dhe akuza publike në qoftë se e ndien veten të kërcënuar, por unë nuk mendoj që është rasti i tillë, Natyrisht nuk ka akoma të dhëna të sakta, më tepër shpresoj të ketë pasur një përzierje personale nga një zell i tepëruar i një nëpunësi të SHIK-ut në çështjen e anti-mitingut të dështuar në Pezë. Unë mendoj që e drejta e presidentit sipas Kushtetutës është të kërkojë një raport, jo të bëjë hetime dhe i vetmi organ, që mund të bëjë hetime të tilla është Parlamenti, ose Prokuroria në rast se akuza është e qartë”./tvklan.al