Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e sheh rrezikun e zgjerimit në gjithë Europën, të luftës ruse në Ukrainë, si një kambanë alarmi për Bashkimin Europian. Në një shkrim editorial në portalin Euractiv, i afërt me Brukselin, Mishel bën thirrje që ekonomia e unionit të bazohet tek lufta.

Charles Michel: Nëse nuk përgatitim BE-në për përgjigjen e duhur dhe nuk i japim Ukrainës mbështetje të mjaftueshme për të ndalur Rusinë, radhën do e kemi ne. Ndaj duhet të përgatitemi për t’u mbrojtur dhe të kthehemi drejt një “ekonomie lufte”. Nëse duam paqen, të bëhemi gati për luftë.

Michel thotë se rritja me 50% e kapaciteteve prodhuese të industrisë ushtarake të unionit që prej nisjes së luftë në Ukrainë, ishte e pamjaftueshme dhe se nevojitet më shumë, pasi në dekada ka patur shumë pak investime për mbrojtjen.

Michel është në të njëjtën linjë me presidenten e Komisionit Europian dhe liderë të tjerë të vendeve të unionit se ka ardhur koha që unioni të marrë përsipër mbrojtjen e vet dhe të ulë varësinë e madhe në këtë fushë nga aleatë si Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan