“Shpallet gjatë Samitit, do të na ndihmojë me procesin drejt BE-së”

Krenar u shpreh kryeministri Edi Rama për mbajtjen në Tiranë të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet të hënën. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama u ndal tek hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë, që sipas tij lidhet edhe me vullnetin e presidentes dhe BE-së për ta shtyrë më tutje procesin e zgjerimit të familjes europiane.

Nga Von der Leyen Rama tha se kishte dëgjuar fjalë shumë të mira për procesin e ‘screening’ dhe përparimin e vendit tonë. Kryeministri tha po ashtu se me presidenten e KE kishin biseduar edhe për situatën në rajon, ndërsa zbuloi se Von der Leyen do të paraqesë nesër në samit edhe një program të ri që do të ndihmojë në ecjen më shpejt të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian.


“Duke qenë pranë nesh në një moment tragjik për vendin tonë kur tërmeti shkatrimtar solli aq shumë dhimbje dhe dëme dhe pa Presidenten e Komisionit dhe angazhimin e saj të drejtëpërdrejt për të thirrur një konferencë në Bruksel dhe për të kërkuar nga të gjithë solidaritet ne nuk do t’ia kishim dalë, ashtu sikundër ia dolëm dhe dhjetra, mijëra fëmijë që humbën shkollën atë ditë nuk do të ishin duke bërë sot mësim në ato shkolla që nuk kanë asnjë ndryshim me shkollat e BE. Sot jemi me Von der Layen në vigjilje të samitit të parë të Procesit të Berlinit që zhvillohet në një shtet jashtë BE dhe na bën në të shprehim kënaqësinë tonë si një vend pritës dhe të shprehim mikpritjen shqiptare, e cila po të kishte një konkurs do ta synonte vendin e parë. Por nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që ka gjëra të tjera që na duhet punë për të arritur në perimetrin e cilësisë së Bashkimit Europian. Presidentja ka ardhur e para edhe sepse e ka çelur këtë moment kaq të rëndësishëm për ne, edhe me çeljen e rrugës për të gjitha vajzat dhe djemtë në Shqipëri, por edhe në Rajon që dëshirojnë të kryejnë studime të thelluara evropiane, do t’i kryejnë në Kolegjin e Europës në Tiranë që do të jetë i dyti jashtë Belgjikës pas atij të Polonisë.

Presidentja na informoi për vijimin e procesit screening, që është një lloj diagnoze e të gjithë situatës së vendit që kanë marrë miratimin për të negociuar anëtarësimin. Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces dhe ju siguroj që nuk është personi që thotë vetëm fjala të mira gjë çka e bën edhe më të rëndësishmë fjalën e mirë. Patjetër që kemi folur edhe për situatën në rajon, dhe sigurisht për atë që është risia prej vitesh që nuk ka ardhur në Tiranë thjesht për të përsëritur gjërat e njohura, por edhe për të paraqitur një plan të ri që do ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor që të ecin më shpejt drejt BE. Duhet ta mbyll me faktin që si gjithmonë që nga dita e parë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria ka një rol modest, por ne, brenda përmasës sonë dhe në rolin tonë, kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi plotësisht të linjëzuar me Bashkimin Europian, lidhur me këtë. Është një front për të mbajtur parimet të panegociueshme të kësaj familje të madhe vendesh që besojnë tek demokracia, liria, të drejtat.”/tvklan.al