Ndryshimet klimatike po intensifikojnë gjithnjë e më shumë shpeshtësinë e reshjeve dhe uraganeve në të gjithë botën.
Studiuesit e udhëhequr nga Zhang Wenxia në Akademinë e Shkencave të Kinës studiuan të dhënat historike meteorologjike dhe zbuluan se rreth 75% e sipërfaqes tokësore të botës kishte parë një rritje të ndryshueshmërisë të luhatjeve midis motit të lagësht dhe të thatë.
Tajvani, Filipinet dhe më pas Kina u goditën nga tajfuni më i fuqishëm i vitit këtë javë, duke vrarë 25 persona ,me shkollat, bizneset dhe tregjet financiare të mbyllura pasi shpejtësitë e erës u rritën deri në 227 km/h (141 mph). Në bregun lindor të Kinës, qindra mijëra njerëz u evakuuan përpara se tajfuni mbërriti në pjesën lindore.
Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike po riformësojnë gjithashtu sjelljen e stuhive tropikale, duke përfshirë tajfunet, duke i bërë ato më pak të shpeshta, por më të fuqishme. Tajfuni Gaemi, i cili për herë të parë arriti në Tajvan ishte më i forti që goditi ishullin në tetë vjet.
Ndërkaq kreu i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u ka bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin veprime për të adresuar efektet e nxehtësisë pasi bota përjeton temperatura rekord të larta që kanë vënë në rrezik komunitetet e cenueshme. Guterres deklaroi se miliarda njerëz në mbarë globin po përjetojnë një epidemi ekstreme të nxehtësisë” të nxitur nga ndryshimet klimatike.
Paralajmërimi i Guterres vjen pasi monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian tha se temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe më 22 Korrik u rrit në 17.15 gradë Celsius ose 0.06 gradë Celsius më e lartë se rekordi i vendosur vetëm një ditë më parë.
Klan News