Një valë të nxehti në vendin më të ftohtë të Tokës në stinën më të ftohtë të tij ka shqetësuar shkencëtarët për të  ardhmen e Antarktidës dhe pasojat mund të ndikojnë te miliona njerëz në botë.

Që prej mesit të korrikut, temperaturat janë rritur me 10 gradë Celsius dhe i ngrohti që nuk i përket kësaj stine mund të vazhdojë  deri në gjysmën e parë të gushtit.

Të dhënat e fundit tregojnë temperatura të larta në disa rajone të Antarktidës lindore që shkojnë në -50 dhe -60 gradë Celsius tashmë janë -25 dhe -30.

Dimri tipik në Antarktidë duhet të jetë i pashembullt për pjesën më të madhe të njerëzve në botë.

Kjo nxehtësi në mes të tij, për më tepër në një kontinent temperaturat e të cilit janë nën zero dhe është një ngjarje alarmante sepse është vendi që mund të prodhojë një rritje katastrofike të nivelit të detit ndërkohë që ndotja nga lëndët fosile po ngre gjithnjë e më shumë temperaturën globale.

Sasia më e madhe e akujve të planetit ndodhet në Antarktidë dhe nëse do të shkrinte, niveli i detit do të rritej me më shumë se 45 metra. Edhe ajsbergët më të vegjël si “Doomsday” mund të shkaktonte një rritje prej 3 metrash në nivelin e detit çka do të ishte katastrofë për komunitetet që jetojnë pranë ujit.

Ka gjasa që valë të tjera të të nxehtit mund të pasojnë në dimrat e ardhshëm duke bërë që kontinenti i ngrirë mos të jetë i përgatitur për stinën e nxehtë të verës dhe shkrirja  e akujve të jetë më e shpeshtë.

Shkrirja e akujve mund të ndryshojë rrymat oqeanike që kanë rol të rëndësishëm në klimën e planetit duke e bërë këtë të fundit të banueshëm./tvklan.al