Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Familjarët janë ngujuar përpara banesës duke penguar punonjësit e policisë ndërtimore të prishin një nga ndërtesat buzë lumit Lanë. Proces i cili kryet me qëllim zgjerimin e rrugës. Gjatë pasdites policia ndërtimore e shoqëruar nga forcat e rendit, ka rrethuar kompleksin Bruno edhe pse pronarët pretendojnë, se disponojnë të gjitha dokumentet e rregullta.

Pronari i Bruno:- “Vijnë në mënyrë absurde të më prishin pa më dhënë asnjë lloj njoftimi. Këtu kam dokumentet e gjykatës të shkallës së parë të Gjykatës së Apelit, që unë jam pronar i ligjshëm, në të gjitha objektet e mija dhe vijnë të më prishin asnjë lloj çdëmtimi. Unë nuk e kuptojë përse këto bëhen natën, nuk bëhen ditën”.

Lavazhet e dyqanet janë shkatërruar tërësisht, ndërsa familjet që banojnë në katet e sipërme të ndërtesës, vendosën të bëjnë pritë jashtë, duke mbrojtur me trupin e tyre banesën./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj