Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nikollë Lesi:- “Ndërkohë që dy partitë e mëdha PS dhe PD, po merren me ecurinë e zgjedhjeve në qytet e mëdha, kanë harruar bashkitë e vogla dhe komunat e vendit, konkretisht e theksoj këtë fakt, sepse kemi një fakt të orëve të fundit, që na ka ardhur nga Velipoja, në këtë komunë ku votohet, që sapo kanë arritur në qendrat e votimit Casi, Rrjodhë, Mali i Kolajve dhe në qendrën e votimit plazhi i Velipojës, punonjës të policisë kriminale të Qarkut të Shkodrës, së bashku me militantë të kandidatit të PS, në këtë komunë, të cilët janë të armatosur me një armë automatike, po organizojnë vjedhjen e kutive të votimit sapo të errësohet, sapo të mbarojë procesi i votimit. Pra publikisht e denoncojë këtë fakt dhe këtë organizim që po bëhet në Velipojë dhe i kërkojë Ministrisë së Rendit Publik të marrë masa, megjithëse ne do mundohemi të dokumentojmë gjithë këtë procedurë vjedhje që po përgatitet në komunën e Velipojës”./tvklan.al