Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Spartak Braho dhe deputeti Nikollë Lesi i kanë kërkuar Presidentit të Republikës që të ndërhyjë te prokurori Sollaku për rihapjen e një çështje penale në ngarkim të kryeministrit Nano, pas këtij takimi Lesi u shpreh:

Nikollë Lesi:  I kërkova Presidentit të Republikës si kreu i shtetit që të ndërhyjë te Prokurori i Përgjithshëm për rihapjen e një çështje penale në Durrës, ku flitet për implikimin e zotit Nano në një aksident, sipas fakteve që ka paraqitur media dhe dokumenteve që disponoj, akuzohet direkt kryeministri si autor i aksidentit dhe ka fshehur krimin që ka bërë. Për këtë insistova që të thërras zotin Sollaku, prokurorin e përgjithshëm që të rihapi çështjen penale dhe nga ana tjetër unë dhe disa deputetë, afërsisht 30 deputetë, do i kërkojmë parlamentit ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje. Pasi të gjithë që nga kryeministri, presidenti dhe qytetari më i thjeshtë duhet të jenë të barabartë para ligjit, këtë theksoi edhe presidenti në takim./tvklan.al