Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nikollë Lesi ka sulmuar ashpër nga Velipoja kryeministrin Nano, për numrin e vogël të investimeve të kryera në veri të vendit. Lesi gjatë takimit elektoral të zhvilluar me banorë të komunës së Velipojës, i ka kërkuar qeverisë më tepër vëmendje dhe investime për këto zona.

Nikollë Lesi:- “Është një njeri atje në Tiranë, që Perëndia kur ka bërë të mirën për Velipojën, gjithë këtë bukuri, ka prodhuar dhe një djall që quhet Nano, i cili bllokon investimet në veri të Shqipërisë”.

Velipoja ka theksuar Lesi, do administratorë seriozë dhe nuk ka nevojë për ngjyra partiake. Ne do të jemi administratorët e Velipojës, ka përfunduar kryetari i demokristianëve të Shqipërisë, pasi banorët e kësaj zone i kanë provuar tashmë PD dhe PS, të cilat kanë vetëm premtime boshe dhe flamuj./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka