Seleksionimeve të panumërta u erdhi fundi. Në ambientet e Olimpik Park në Durrës u lancua nisja e akademisë së futbollit të Dyrrah City, një projekt ambicioz i Manchester City dhe qeverisë shqiptare që afron ligën më të fortë të planetit dhe një emër plot respekt.

Trajnerë të Sitizens u impenjuan prej javësh në përzgjedhjen e më të mirëve ndërsa në ceremoni ishte prezente dhe drejtoresha e përgjithshme e City Football Group, Xhorxhina Buskets.

Administratori i Dyrrah City, njoftoi bursa të tjera dhe një seleksionim të ri për ata fëmijë që e humbën mundësinë e fundit këtë muaj.

180 bursa në total dhe 600 fëmijë pjesë e seleksionimeve. Durrës Football Fest ishte vetëm nisja dhe tani çdo grupmoshë do të stërvitet të paktën dy herë në javë me trajnerët e City.

Të entuziazmuar janë fëmijët por edhe prindërit e tyre që e shikojnë këtë akademi si mundësi për të realizuar ëndrrat.

Dyrrah City mirëpret ekipe të të gjithë moshave dhe është një shans real për të prekur futbollin europian.

Tv Klan