Ilkay Gundogan, do të rikthehet te Manchester City, pjesë e të cilëve ishte deri një vit më parë.

Klubi anglez ka arritur marrëveshjen për afrimin e mesfushorit, i cili ka vendosur të largohet nga Barcelona, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

 33-vjeçari përfitonte një pagë prej 9 milionë eurosh, shumë e lartë, për klubin katalanas, për situatën e vështirë financiare ku ndodhen. Në këtë situatë, palët vendosën të ndërpresin kontratën mes tyre.

Gundogan do të transferohet te Manchester City si lojtar i lirë dhe do të rikthehet tek ekipi ku fitoi 14 trofe, nga viti 2016 deri në vitin 2023, ndërsa u aktivizua në 188 ndeshje.

Lojtari do të firmosë me “qytetarët” kontratë një vjeçare, e cila përfundon në verën e vitit 2025. /tvklan.al