Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ka nisur faza e parë e seleksionimit për konkursin e madh të bukurisë shqiptare Miss Shqipëria 2003. Në studion numër 3 të TV Klan, janë paraqitur konkurrentet e ardhura nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova.

Kanë qenë mbi 70 vajzat pjesëmarrëse në fazën e parë dhe ato po përzgjidhen nga një komision profesionist i fushës së spektaklit. Gjithashtu ato janë asistuar edhe nga një trupë xhirimi e televizionit kombëtar italian RAI, e cila po realizon një dokumentar mbi figurën e gruas në vendin tonë dhe ku bukuria shqiptare zë një vend të veçantë.

Faza e parë e konkurrimit ka përfshirë datat 15 dhe 16 Maj, ndërsa faza e dytë përfundimtare, e cila do të shpallë edhe finalistet e këtij konkursi të madh bukurie, do të jetë në datat 17 dhe 18 Maj. Miss Shqipëria 2003 do të organizohet këtë vit në kalanë e Lëkursit në Sarandë, në datën 21 Qershor.

Edhe njëherë realizuesit kryesor të këtij spektakli janë, shoqëria Deliart Association dhe regjisori Petri Bozo, si dhe Televizioni Kombëtar Klan./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora