Lajme Arkiva 2004

Ka nisur greva një orëshe e 68 punonjësve të menaxhimit elektrik të rretheve Tepelenë, Gjirokastër, Përmet,  Delvinë dhe Sarandë kërkesat kryesore të punonjësve janë zbatimi i kontratës kolektive ku përfshihen rritja e rrogës, kushtet dhe sigurimi i jetës në punë.

“E kemi këtë grevë për rritjen e rrogës 15% të punonjëse, e kemi në mbështetje të reduktimit të fuqisë së punëtorëve për muajin dhjetor, mbasi nuk kanë marrë atributet  që u takojnë po i kanë nxjerrë në rrugë të madhe pa marrë asnjë dimë dhe përkrahje sociale”.

Gjithashtu grevistët kërkojnë atributet që u takojnë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për punonjësit që janë nxjerrë në rrugë pas rikonstruksionit të KESH-it.

“Në qoftë se nuk do n krijohen kushtet e mundshme që i kërkojmë sipas ligjit ne do e përshkallëzojmë grevën. Kemi dhe probleme teknike në punë. Na mbahen pagat padrejtësisht nga drejtoria në të njëjtën kohë drejtoria thotë se do punoni me orar të parapërcaktuar për të mbledhur debitin”.

Greva do të vazhdojë me përshkallëzim deri në ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë jugun e vendit./tvklan.al