Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Është regjistruar një dyndje e paparë konkurrentësh për spektaklin e TV Klan, Gjeniu i Vogël në qytetin e Elbasani. Qindra fëmijë të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre, vërshuan sot paradite në ambientet e teatrit “Skampa”, për të konkurruar në spektaklin tashmë të bërë prezent, si produksioni më i madh televiziv i vitit në TV Klan.

Regjisorët Laço së bashku me stafin e tij, i është dashur të bëjë shumë punë për mbarëvajtjen e konkurrimit, por ka qenë e pamundur që të vendosin rregull dhe qetësi, ndaj në ndihmë të tyre kanë ardhur uniformat blu të komisariatit të Elbasanit. Ky staf ka përzgjedhur talentet e reja nga të gjitha gjinitë, këngë, instrumentistë dhe imitime apo recitime.

Stafit të TV Klan do t’i duhet të punojë deri në orët e vona të natës, për të përfunduar marrjen në provë të konkurrentëve të ardhur jo vetëm rrethi i Elbasanit, por dhe qytete të tjera pranë tij./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora