Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e një tjetër parkimi nëntokësor në zonën e Pazarit të Ri, në sheshin “Avni Rustemi”. Pjesëmarrës në prezantimin e projektit ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se synim është krijimi i lehtësive në qarkullim.

Kryebashkiaku Veliaj foli dhe për një parkim tjetër nëntokësorë të hyrja e gardës ndërsa tha se 10 vite më parë nuk kishte asnjë parkim të tillë.

Në zonën e Pazarit të Ri do të bëhet edhe rehabilitimi i fasadave që nuk janë rikonstruktuar në fazën e parë.

Klan News