Prej të mërkurës, Policisë së Shtetit i shtohen 400 punonjës të rinj. Në ceremoninë e diplomimit të tyre i pranishëm ishte ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili u shpreh se detyra e parë e efektivëve të rinj është t’i rikthejnë shoqërisë pas kontributin e dhënë për shkollimin e tyre.
Sipas kreut të ministrisë së Brendshme, Policia e Shtetit është në një proces reformimi me qëllim rritjen e besimit tek qytetarët.
Në akademinë e sigurisë nisën studimet 150 studentët e parë të cilët do të ndjekin sistemin bachelor, që është rikthyer në këtë institucion pas rreth dy dekadash.
Klan News