Rrethi Çilistik i Shqipërisë nisi sot me edicionin e 81. Një nga turet më të vjetra në Europë po tërheq vëmendjen e ekipeve nga i gjithë kontinenti. Në total janë 5 etapa.

Në garën që do të zgjasë deri më 24 Maj që nisi në Tiranë dhe do të përfundojë në Fier, duke kaluar në Korçë, Elbasan e Vlorë janë në total 700 kilometra rrugëtim.

Në Rrethin Çiklist të Shqipërisë marrin pjesë 84 çiklistë nga 12 skuadra. Prej vitit 2017 është pjesë e kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit dhe ka pjesëmarrës me përvojë. Njëri prej tyre është serbi Marko Stankovic, 2 herë kampion në këtë aktivitet dhe nënkampion në fuqi.

“I njoh mirë këto rrugë, pasi kam marrë pjesë disa herë, duke u shpallur edhe kampion i turit. Jam në formë do të synoj të fitoj etapën e tretë nga Elbasani në Vlorë dhe në fund të arrij ta mbyll i pari në klasifikimin e përgjithshëm”, thotë Marko Stankoviç.

Përveç klubeve sportive në këtë garë marrin pjesë e skuadra përfaqësuese si Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

Tv Klan