Të vazhdosh një terapi për të qetësuar veten dhe për të shprehu mendimet apo emocionet e tua nuk do të thotë vetëm të ulesh në një divan të butë dhe të flasësh.

Sipas ekspertëve terapia dhe funksionet e saj konsiderohen si mënyra më e mirë për të përmirësuar stilin tuaj të jetës. Qëllimi kryesor i terapive është që të na bëjë të ndjehemi më të lehtësuar, të motivuar dhe të lumtur.

Kur bëhet fjalë për shëndetin fizik si thyerje kockash, djegie apo diçka tjetër, nuk hezitojmë që të marim ndihmë për kurimin dhe shërimin e tyre. Por kur bëhet fjalë për shëndetin mendor apo psikologjik tonin jemi të prirur të tregohemi më neglizhentë ose mospërfillës.

Më poshtë janë të renditura disa nga dobitë kryesore që ofron terapia për përmirësimin e shëndetit mendor dhe stilit të jetës.

Terapia ofron perspektivë

Të vazhdon një terapi është njësoj si të marrësh një mendim të dytë të mirë për jetën tënde. Vendim të cilin vetë ju as që e kishit çuar nëpër mend. Trapistët janë të trajnuar për të na dhënë mendime objektive strategjike për të përmirësuar mendimet tona.

Ofron një hapësirë të sigurt

Gjatë terapisë ju mund ta gjeni veten në një zonë komforti dhe mund të eksploroni me temat për të cilat doni të flisni. Tema që deri pak më parë u janë dukur joserioze dhe keni patur drojë për t’i diskutuar me një person të afërt që e njihni.

Terapi iu ndihmon që të lidheni me të tjerët

Kohët moderne dhe prania e tepërt e teknologjisë në jetët tona duket se ka krijuar një “pandemi vetmie”. Nuk është çudi të gjithë njerëzit duket se janë prekur nga kjo pandemi. Shumica prej nesh rinë vetëm, por jo se duan. Thjesht kanë frikë dhe nuk dinë si të nisin një marrëdhënie të re qoftë edhe vetëm shoqërore. Terapia mund të jetë një shtysë dhe një urë lidhëse për ju dhe njerëzit që ju rrethojën, ajo do iu ndihmojë të krijoni marrëdhënie më afatgjata dhe kuptimplota.

Shikimi përtej vizionit në një panoramë më të gjerë

Terapia i ndihmon njerëzit të kuptojnë se janë pjesë e forcave më të mëdha. Shpesh shkëputemi nga dinamikat e mëdha që na rrethojnë, distancojmë veten nga funksioni ynë. Terapia i ndihmon njerëzit të ndjehen më të dobishëm dhe të dalin nga kornizat e tyre. Duhet të kuptojmë se historitë tona personale ndikojnë në mënyrën se si “lundrojmë” nëpër botë.

Terapia na ndihmon se si të kontrollojmë historinë tonë

Jeta jonë është një rrëfim asgjë më mirë se terapia nuk na ndihmo ta kuptojmë dhe kontrollojmë atë. Ajo ju ndihmon se si të sqaroni historinë dhe të merrni autorësinë e tregimit tuaj. Mos lejoni të tjerët të kontrollojnë historinë tuaj. Mësimet e terapisë do ju ndihmojnë që të merrni të hidhni pas krahëve të shkuarën dhe të merrni ë dorë frerët e së ardhmes.

/tvklan.al