Qytetarët e Shkodrës kanë provuar për herë të parë lehtësinë e pajisjes me certifikatë elektronike.

Ne asistuam me kamerën tonë në zyrat e Gjendjes Civile ku prej ditës së sotme ka filluar printimi i tyre.

Vera Gradeci: “Qytetarit i nevojitet më pas dokumentin identifikues të tij ose të një pjesëtari të familjes dhe të bëjnë kërkesën se për çfarë e do certifikatën. Procedurat tashmë janë shumë më të shpejta seç kanë qenë më përpara, ndoshta pesë minuta, ndoshta dhjetë minuta, varet kërkesa se sa certifikata ka personi për më i plotësuar. Përgjithësisht është shumë më mirë sesa çka qenë”.

Në ndryshim nga procedurat e mëparshme hedhja e të dhënave në certifikatë nuk bëhet me dorë, por nëpërmjet azhornimit elektronik që do të thotë se punonjësi shkruan vetëm emrin e personit, ndërkohë që të dhënat e tjera kalojnë automatikisht.

Printimi i certifikatave elektronike duket se do të eliminojë radhët e gjata dhe procedurat e mbingarkuara./tvklan.al