Ka nisur ditën e sotme viti i ri akademik, teksa mbi 20 mijë studentë do të ulen në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin.

Viti i ri akademik nis me riorganizimin e disa prej programeve të studimit në universitete për të mos rrezikuar mbylljen e tyre, siç janë degët fizik, matematikë dhe kimi. 

Nga regjistrimet në vit të parë interes të madh ka pasur në degët e Mjekësisë dhe Teknologjisë së Informacionit, ndërsa më pak në ato të gjuhëve të huaja dhe Mësuesisë.

Me nisjen e vitit të ri universitar studentët i ka uruar edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Suksese studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan Rama në Facebook.

Tv Klan