Një numër tërmetesh të forta kanë goditur ishullin e madh të Hawaiit, një ditë pas shpërthimit të vullkanit Kilauea. Një tërmet me magnitudë 6.9 në juglindje ishte më i fuqishmi që ka goditur shtetin amerikan që prej vitit 1975.

Menjëherë u dha alarmi për largimin e njerëzve nga ndërtesat, por nuk ka një paralajmërim për tsunam.

Gjithashtu ka pasur dhe tërmete të tjera me magnitudë më të vogël, të cilët kanë dëmtuar disa shtëpi, por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, raporton BBC.

Agjencia e Mbrojtjes Civile u tha të gjithë banorëve të mbetur që të largohen nga banesat.

/tvklan.al