Robert Kulla njëri nga të arrestuarit, si grabitës i bankës në zonën e Ish-Bllokut, është djali i “Gjeneralit”. 35-vjeçari është djali i Nehat Kullës, i dënuar për vrasjen e Halim Gjuzit, shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Në foto Nehat Kulla 

nehat kulla

35-vjeçari gjithashtu ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim dhe mbajtje peng personi  si edhe armëmbajtje pa leje.

Kush është Nehat Kulla…

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

makina

-Në moshë të re Kulla u arrestua gjatë periudhës së komunizmit për plagosje me thikë dhe dënohet nga Gjykata e Tiranës.

-Në dhjetor të vitit 1996 dënohet me 11 vjet burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve me detyrë polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.

-Në vitin 1997 arratiset nga burgu, por arrestohet më 12 Shtator 1999 në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Në makinën e Kullës policia gjeti disa armë, të cilat hodhën dhe akuzën e parë ndaj tij. Më pas, gjatë kontrollit në banesë, u gjet një arsenal i tërë armësh të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat Kulla tha në proces se i kishte ruajtur si pronë e Halil Haklajt. Kulla gjatë shqyrtimit gjyqësor tha se nuk ishte vrasës, por kishte bërë të pamundurën për të ndihmuar njerëzit hallexhinj, të cilët i kërkonin ndihmë. Prokurori, Bujar Hoxha, i deklaroi në atë kohë gjykatës se Kulla kishte krijuar komisariatin numër 5 në Tiranë dhe i bënte karshillëk shtetit.

 

BandaKullaKëtë akuzë gjykata e hodhi poshtë, pasi nuk kishte prova bindëse. Poshtë u hodhën edhe disa prova të tjera, të cilat e bënin fajtor Kullën për vrasje. Gjykata rrëzoi si të pabesueshme dëshminë e dhënë nga motra e Fatmir Thaçit, për vrasjen e të cilit është akuzuar Kulla, me pretendimin se dëshmitarja ishte e dënuar në një burg të Greqisë. Gjykata e Apelit e zbuti dënimin ndaj Kullës nga 12 vjet burg në 2 vjet e gjysmë. Ndërkohë që, gjyqtari i Shkallës së Parë, Fehmi Petku, e liroi Kullën për sjellje të mirë 30 ditë përpara se të përfundonte vendimi i Apelit.

-Pas lirimit, u duke se gjenerali tashmë 50-vjeçar do të rikthehej në jetën e qetë pranë familjes. Por, vetëm pak muaj më pas në vitin 2001, ai rikthehet në qeli nën akuzën e rrahjes së një grupi gazetarësh të revistës Klan dhe dënohet me 5 vjet burg, por lirohet sërish për sjellje të mirë.

-Në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të të djathtëve, ai ri-arrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata.

/tvklan.al