Mbrëmja e sotme kishte rezervuar emocione të shumta dhe performanca spektakolare në “X Factor Albania” nga të gjithë artistët e mbetur në garë.

Por formula përcakton një largim në fund të çdo nate dhe rrugëtimi për mbrëmjen e sotme u ndërpre për Frank.

Gjatë këtyre javëve ai ka qenë padyshim një nga zërat më të veçantë e të dashur nga publiku, duke dhuruar emocione të shumta në skenën e madhe të talent-showt.

Gjendur përballë The Chemicals në showdown, Frank u largua nga gara, por duke hapur dyert drejt një rruge të gjatë e të suksesshme në muzikën shqiptare.

Votat e jurisë:

Young Zerka: Frank
Elhaida Dani: The Chemicals
Arilena Ara: The Chemicals
Adi Krasta: The Chemicals

Tashmë gara vijon për Alis, Niki, Anisa, Kleansa, The Chemicals, Jet./tvklan.al