Notari amerikan Rajan Loht, ka kërkuar falje publike për sjelljen e tij dhe për mashtrimin ndaj autoriteteve braziliane, tek të cilat deklaroi se ai dhe dy notarët e tjerë ishin grabitur në një karburant në Rio.

Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, kampioni oplimpik amerikan pranon se duhet të ishte sjellë më i përgjegjshëm dhe më i sinqertë.

Më herët edhe Komiteti Olimpik Amerikan kërkoi ndjesë publike, ndaj popullit brazilian. Ndjesa e Rajan Loht u pranua nga kryebashkiaku i Rios, i cili tha se ndjen mëshirë që një sportist olimpik i një niveli të lartë, të ketë një karakter aq të dobët.

Rajan Loht dhe dy shokët e tij të skuadrës amerikane, deklaruan të mërkurën se ishin grabitur në rrugët e Rios, por kamerat e sigurisë të publikuara nga policia braziliane hodhën poshtë pretendimet e sportistëve.

Dy notarët e tjerë, Gunar Bentz dhe Jack Conger u ndaluan të largoheshin nga Brazili dhe u morën në pyetje nga autoritetet.

Ata duhet të paguajnë një gjobë prej 11 mijë dollarësh. Sportistët u ndaluan në aeroport teksa po ktheheshin për në SHBA.

Tv Klan