U akuzua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, u vra kunati i tij dhe u plagosën dy djemtë

Gjykata e Tiranës liron nga burgu Valter Bamin, i cili u vu në pranga disa muaj më parë për armëmbajtje pa leje. Ndalimi i tij erdhi menjëherë pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas, ku viktimë mbeti kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtjas.

Lirimi i tij nga qelia bëhet pasi afatet e paraburgimit për këtë akuzë prej 6 muajsh ishin tejkaluar. Për këtë arsye gjykata i caktoi Bamit masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Policia gjeti në duart e tij mbetje baruti, por edhe pse dyshoi se mund të kishte lidhje me vrasjen, nuk pati prova të tjera, duke e arrestuar vetëm për armëmbajtje.

Për armën, Bami pretendoi në gjykatë se ishte sportive dhe e mbante me leje nga policia e Krujës. Pas shoqërimit në komisariat herën e parë, por edhe pasi u ndalua për shkak të ekspertizës së barutit, Bami mohoi akuzën duke pretenduar se nuk kishte lidhje me atentatin, ku u shkrehën rreth 30 plumba kallashnikovi në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas.

Ai pretendoi se në atë orë ndodhej në shtëpi bashkë me familjarët. Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 Korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat.

Klan News