dhe Evropë. Ndalesa e parë e kandidat për Shtëpinë e Bardhë ka qenë Kuvajti, ku Obama ka takuar trupat amerikan atje. Ndërsa sot ai mbërriti në Afganistan. Senatori i Iinoisit pritet të takohet me presidentit Afgan Hamit Karzai, ku do të diskutojë rreh paqes në rajon.

Në lidhje me Afganistanin pak ditë më parë Obama deklaroi, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të dërgojnë 10 mijë trupa shtesë. I kundërt ka qenë qëndrimi për Irakun, të cilin  senatori pritet të vizitojë më pas i shoqëruar nga një grup biznesmenësh amerikanë.

Deri më tani janë dhënë pak detaje rreth vizitës në Bagdad për shkak të sigurisë. Në një intervistë për “Nju Jork Times” Obama tha, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i japin fund luftës në Irak. Ai ka falënderuar misionet amerikane në Lindjen e Mesme duke shprehur gatishmërinë për të njohur situatën dhe për të gjetur një zgjidhje diplomatike. Turi i kandidatit demokrat do të vijojë me ndalesa në Izrael, Gjermani, Francë dhe Britani./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj