40% e popullsisë shqiptare janë konsumatorë të rregullt të duhanit, duke  bërë kështu që Shqipëria të renditet në vendin e parë në Europë si duhanpirës. Kjo shifër u bë publike nga drejtoresha e OBSH Margaret Chan, gjatë një takimi me përfaqësues të shëndetësisë shqiptare. Chan e cilësoi alarmant numrin e duhanpirësve, ndërsa përshëndeti reformën shëndetësore.

Margaret Chan:Reforma shëndetësore është shumë e vështirë, është një sfidë, por që ju duhet të mbështesni qeverinë në këto reforma, pasi qeveria nuk ia del dot e vetme.
 Siç po shikoj për nivelin e duhanpirës në vend Shqipëria renditet e para në të gjitha vendet  e Bashkimit Europian, afërsisht 40% e popullsisë pi duhan, kjo është një zgjedhje personale. Nëse zgjidhni të pini duhan dhe me pas të sëmureni, nuk mund t’ia vini fajin qeverisë, sigurisht qeveria duhet të sigurojë një mjedis që do t’iu ndihmonte për të lënë duhanin.”

Për hir të së vërtetës, ligji anti-duhan në Shqipëri nuk ka gjetur zbatim, kjo u pohua edhe nga ministria e shëndetësisë Anila Godo.

Anila Godo:9 marrëveshje mes qeverisë dhe OBSH-së janë firmosur që prej vitit 1992, si mbështetjen për hartimin, zhvillimin dhe vlerësimin e reformave të kujdesit shëndetësor, shëndetin mjedisor, sigurinë e gjakut, politikat shëndetësore, kontrollin e duhanit dhe presim që mbështetja juaj në këtë fushë të jetë edhe më intensive pasi akoma nuk jemi mirë me kontrollin e duhanit në një pikë në të cilën vëmendja jini duhet të drejtohet.”

Drejtuesja e OBSH-së, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar shëndetësinë shqiptare në çdo fushë që ajo ka nevojë, në mënyrë që të ketë një shërbim sa më të mirë për qytetarët./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami