Delegacioni olimpik i Shqipërisë që do të marrë pjesë në olimpiadën e Pekinit është grumbulluar zyrtarisht.

Prezantimi është bërë në një ceremoni të organizuar në zyrat e Komitetit Olimpik Shqiptar dhe delegacioni më i madh shqiptar pjesëmarrës në olimpiadë.

Pasi ka marrë urimet nga presidenti i komitetit, Hysen Domi, dhe mbështetësit financiar ka nënshkruar edhe kontratat me këtë organizëm për pjesëmarrjen në Pekin 2008.

Si asnjëherë tjetër këtë radhë janë 11 sportistë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në garën më të madhe sportive të globit, por edhe kësaj radhe priten medalje nga peshëngritja dhe mundja.

Skuadrat do të qëndrojnë në një rezidencë në periferi të Tiranës deri më 26 Korrik, dita e nisjes për në Pekin.

Ekipi shqiptar do të niset me dy grupe edhe për faktin se mundësi Elis Guri stërvitet në Kosovë, ndërsa hedhësi i çekiçit, Dorian Çollaku, në Finlandë, por një shpresë e madhe është që në Pekin në ceremoninë e hapjes të parakalojë edhe ekipi i Kosovës./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe