Olympiacos fitoi trofeun e Conference League, i pari në historinë e futbollit grek për klube.

Ekipi nga Pireu triumfoi me një gol në pjesën e dytë shtesë ndaj Fiorentina, që bëri një paraqitje të mirë po dështoi për të dytën herë radhazi në këtë turne.

El Kaabi realizoi në minutën e 116’, duke vendosur përballjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin Agia Sofia të Athinës. Një arritje e madhe që nxorri njerëz të shumtë në rrugë për të festuar.

“Për Olympiacos është diçka që nuk e kishte arritur më parë. Të fitosh një trofe Europian për herë të parë për më tepër para publikut të tij. Kjo është më e rëndësishmja”, tha Jose Luis Mendilibar, trajner i Olympiacos.

Për trajnerin spanjoll Jose Luis Mendilibar është trofeu i dytë radhazi pas suksesit me Sevilla në sezonin e kaluar të Europa League.

Tv Klan