Emisioni i datës 5 janar 2011 drejtuar nga Blendi Fevziu është një intervistë me një nga zonjë që quhet Agllaia Zoto e  cila ka qenë një militante dhe partizane dhe aktiviteti i saj është i shtrirë mes Bullgarisë-Francës-Shqipërisë .

Nuk është thjesht jeta e një personi është mbi të gjitha një dëshmi e një periudhe shumë të vështirë në kampin komunist , një periudhë e dhimbjes , e besimit dhe mosbesimit si dhe sakrificave.

Agllaia Zoto: Unë kam lindur në Himarë dhe e vogël rreth 3 muajshe më ka marrë babai në Francë bashkë me nënën time. Në atë kohë sidomos në Paris dhe në qytete të tjera kishte atdhetarë të shquar si Halim Xhelua , Omer Nishani me të cilët të cilët ishin patriotë të shquar që luftonin për Shqipërinë kundra regjimit zogist por edhe për demokracinë. Babanë tim e detyruan që të kthehet në Shqipëri dhe të organizonte lëvizjen demokratike anti-zogiste. Në atë kohë nuk kishte komunizëm. As babai smë ka folur kurrë dhe vetë unë as nuk di për historinë e tyre që të them gjëra të pasakta . Tani unë ju flas me realitet, me siguri për lëvizjen demokratike anti-zogiste. Këta patriot donin që në Shqipëri të kishte një regjim demokratik dhe jo mbretëror . Babait im që nga Parisi i çonin materialet propagandistike që shkruanin ata dhë që po bëheshin në Korfuz dhe që nga Korfuzi i dërgonin në Himarë babait tim dhe që më merrte mua si nxënësen e tij duke më ngarkuar mua me ato materiale dhe vinte një vapor i vogël babai im hypte bisedonte me ata dhe më pas ne niseshim për Himarë. /tvklan.al

Agllaia Zoto tregon se babai i saj herë si prift , herë si mullixhi , i vinte ato materiale dhe shkonte në Berat ,udhëtonte në të gjithë Shqipërinë për t’i shpërndarë dhe për të krijuar grupe me simpantizantë .

Agllaia Zoto: Kur babai im donte që të më nxirrte partizante donte që t’i merrte leje Enver Hoxhës. Rreth moshës 15 vjeçe unë u bëra partizante. Atëherë bëhej një propagantë e madhe nga Lufta Nacional-Çlirimtare që të dalin vajza dhe djem në mal, por nga fanatizmi që ishte atëherë gratë dhe vajzat ishin me ferexhe.  Në këtë mënyrë babait tim i tha që mos të kishin merak sepse kishte një vajzë që do t’a dërgonte në mal dhe do t’a përcillte atë dhe me punën e saj dhe me punën e përgjithshme të popullit shqiptar përkundra okupatorëve do të fillonin të dilnin edhe vajzat e tjera. Me të vërtetë kur unë dola partizane dhe gati për një vit isha e vetmja në Himarë që u bëra e tillë.