Mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të procesit të votimit, Punonjësit e Policisë, të angazhuar në këtë proces, janë paraqitur pranë çdo qendre votimi dhe kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga të gjitha QV-të në VNV.

Gjatë shoqërimit nuk pati asnjë problem përsa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e Policisë.

Dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme.

Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave.

Njëkohësisht vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike./tvklan.al