#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

I ftuar: Ermal Meta

Ermal Meta: Të arrish në Sanremo nuk është e vështirë, të rrish aty është e vështirë

Ermal Meta, këngëtari shqiptar që jeton prej vitesh në Itali, arriti të fitonte Sanremon në vitin 2018. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Ermal Meta tha se të mbash triumfin në këtë festival është më e vështirë se sa të arrish aty.

Blendi Fevziu: Ka qenë e vështirë të arrije në majën e Sanremos?

Ermal Meta: Të arrish atje nuk është e vështirë. Të rrish atje është e vështirë. Sepse sa më lart shkon aq më i vogël vendi është edhe të gjithë mundohen të ta marrin atë vendin. Të arrish nuk është e vështirë. Tani nuk është e vështirë, është shumë e vështirë por duhet të punosh. Kur je në rrugë e sipër mund edhe të arrish.

Blendi Fevziu: Por gjithsesi vështirësia më e madhe është ta mbash se sa ta arrish një gjë.

Ermal Meta: Ta mbash por është një gjë shumë e vështirë.

Blendi Fevziu: A ndjeni këtë vështirësi tani për të qëndruar aty ku jeni?

Ermal Meta: Nganjëherë e ndjej, nganjëherë më duket diçka më e lehtë. Por nuk e mendoj kurrë me aq intensitet se pastaj më futet ankthi dhe ankthi nuk bën mirë. 

“Çdolloj paragjykimi më ka bërë të fortë”, Ermal Meta: Unë në Itali jam kantautori shqiptar

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan kantautori shqiptar Ermal Meta ka treguar më shumë rreth jetesës së tij në Itali dhe vështirësive që ka ndeshur si emigrant në Itali.

Kantautori Ermal Meta ka thënë se në Shqipëri janë rrënjët e tij, pavarësisht se tani ka një karrierë mjaft të suksesshme në Itali.

Ermal Meta: Këtu janë rrënjet e mija, sado të largohesh, rrënjët aty i ke. Kam njohur shqiptarë që nuk donin të thonin se janë shqiptar. Nëse ke karakter të fortë e mbron prejardhjen tënde.

Por a e ka ndjerë paragjykimin Ermal Meta?

Ermal Meta: E kam ndjerë, por e kam përdorur si benzinë. Çdolloj paragjykimi më ka bërë të fortë. Kur fitova Sanremon isha shumë krenar, nuk mund të ndjeja asgjë. Për mua ishte thjesht një moment tjetër i mirë dhe e përjetova ashtu siç ishte. Unë në Itali jam kantautori shqiptar.

Gjatë bisedës në studio, Ermal Meta ka treguar se çfarë i mungon më shumë nga Shqipëria. Kantautori Ermal Meta ka thënë se sot në krahasim me kur emigroi në Itali, i duket sikur tani sheh shpresë.

Ermal Meta: Vij shpesh në Shqipëri. Më mungon kur nuk dëgjoj gjuhën shqipe. Kur jam këtu, e ndjej veten të plotë kur dëgjoj të flasin shqip. Në Fier jam kthyer para një viti dhe kishte 18 vjet pa u kthyer. Kishte ndryshuar shumë, por ndjenja nuk më la të mirë, është personale. Që nga viti që kam ikur, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Kur ika, mbaj mend faktin që nuk shikoj shpresë, tani më duket sikur shoh shpresë. Nuk më duket vend normal, por më pëlqen për këtë. Ajo që më godet më shumë është që kam vënë re që shumë njerëz mundohen të duken më shumë seç janë.

Ermal Meta foli dhe për librin e tij “Nesër e Përgjithmonë”.

“Gjithçka ka një arsye”, Ermal Meta zbulon çfarë e shtyu të shkruante “Nesër e përgjithmonë”

Ermal Metën, artisti me origjinë shqiptare që na emocionoi të gjithëve krenarë kur së bashku me Fabrizio Moro, me këngën “Non mi avete fatto niente” fituan Sanremon në vitin 2018. Artisti i cili është bërë i njohur nga muzika e tij, këtë herë ka sjellë një formë të re të artit të tij, ai ka shkruar një libër “Nesër e përgjithmonë”.

Fillesat e ngjarjeve të këtij romani janë në fund të Luftës së Dytë Botërore e vijon në vitet e komunizmit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ermal Meta ka zbuluar disa detaje të  librit, ku ka treguar për arsyen që e shtyu të shkruante këtë libër, dhe paksa për subjektin e këtij romani.

Blendi  Fevziu: Një libër i ri “Nesër e përgjithmonë”. Edhe kopertina shumë interesante. Pjesa më e madhe mund të priste një libër me kujtime, një  rrëfim nga jeta në emigracion, ose raporti në shoqërinë  shqiptare dhe emigracionit, në fakt është një roman.

Ermal Meta: Ma kishin kërkuar disa herë, por do ishte diçka shumë normale.

Blendi  Fevziu: Edhe do ishte edhe s’do ishte, sepse vetë jeta juaj, raporti mes dy shoqërive të ndryshme, emigracionijanë elementë që trazojnë çdo shoqëri të botës.

Ermal Meta: Nuk doja të flisja  për jetën time. U nisa nga ideja që në Itali njohin shumë pak për shqipërinë nga viti 45-90. Unë them në përgjithësi nuk njohin. Fotografitë nëpër artikuj ishin gjithmonë ato të 91.

Blendi  Fevziu Edhe pse unë mendoj se italianët dinë mpak se çdo kombësi tjetër për Shqipërinë.

Ermal Meta: Imagjino të tjerët sa pak dinë.

Blendi  Fevziu Kjo është normale për një vend të vogël. Kjo ndodh me shumë vende të tjetra të vogla. Pra ju thoni se italianët thuajse nuk dinë asgjë për Shqipërinë. Nuk dinë për periudhën komuniste apo në përgjithësi për Shqipërinë.

Ermal Meta: Unë them në përgjithësi nuk dinë. Për çdo argument që kam folur. Fotografitë nëpër artikuj ishin gjithmonë ato të ’91, të anijes “Vlora”.

Blendi  Fevziu Megjithatë duhet të jetë pak traumatike, të mendosh që një shoqëri si shoqëria italiane që kishte krijuar  një distancë nga  Lufta e dytë Botërore, befas shfaqet një seri anijesh me njerëz që ishin të veshur shumë ndryshe, që  kishin një filozofi ndryshe mbi botën, që nuk dinin asgjë mbi modernizmin dhe që u derdhën në portin e Barit. Si të mos ishte shokuese?!

Ermal Meta: Po por, mua nuk më interesonte kjo. Kjo është e vetmja gjë që italianëve u ka mbetur në mëndje. Nuk njohin shkaqet që çoi te kjo traumë. Arsyen që ka sjellë te ajo traumë. Shkaqet e një shoqëria, shkaqet politike, shkaqet shoqërore. 45 vite komunizmi që kanë lënë shenja të thella.

Blendi Fevziu: Donit të shkruanit diçka që të tërhiqte vëmendjen e italianëve për Shqipërinë.

Ermal Meta: T’u tërhiqja vëmendjen e t’u tregoja se gjithçka ka një arsye. Edhe këto imazhe kanë një arsye,ka arsye që na sollën ta bënim diçka të tillë, dëshpërim, shpresë për të patur jetë më të mirë./tvklan.al