#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Mbrëmjen e kësaj të marte në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Artan Hoxha do të trajtohet gjerësisht historiku i investimit të krimit në Shqipëri. Emisioni investigativ Report që u transmetua në Rai3 shfaqi emra të kokave të krimit, nga ku u theksua se paratë e dala nga krimi pastrohen gjerësisht në vendin tonë, duke investuar në biznese apo edhe në kompani ndërtimi.

“12 miliardë € të thyera në exchange”, Artan Hoxha nxjerr shifrat: Nuk besoj që turistët…

Në fokus të emisionit “Opinion” këtë të martë ishte krimi shqiptar dhe ku po investojnë ata. I ftuar për të folur për këtë çështje ishte gazetari i njohur Artan Hoxha.

Gazetari tha se sot krimi i organizuar shqiptar dhe korrupsioni janë shumë prezent. Sipas tij, duke u bazuar edhe në raportet ndërkombëtare, një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare, rreth 40%, është informale.

Artan Hoxha theksoi se vitin e kaluar janë shkëmbyer vetëm në pikat e këmbimit valutor 12 miliardë Euro.

“Vitin e kaluar vetëm në pikat e këmbimit valutor, pra jashtë sistemit bankar janë shkëmbyer 12 miliardë Euro. Ne e dimë sa është buxheti i qeverisë në një vit. Vetëm në pikat [e këmbëmimt valutor] dhe unë nuk besoj që ky 12 miliardëshi është thyer nga turistët sepse kjo do na kishte dhënë një feedback në të gjithë infrastrukturën e mikpritjes së turistëve, hoteleri e të gjitha këto. Pra janë thyer 12 miliardë Euro në pikat e këmbimit valutor, pra jashtë sistemit bankar. Që sigurisht kemi të bëjmë me një sasi të stërmadhe për kapacitetet që ka Shqipëria sot”, tha Hoxha.

Kur u pyet për fushat më të mëdha që investon krimi, Hoxha tha se ndërtimi është më i dukshëm.

“Kokat” e krimit në tribunën VIP, Hoxha e nisi karrierën si gazetar sporti

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer sonte në “Opinion” se si e nisi karrierën e tij si gazetar i kronikës së zezë. E habitshme, por ai në vitin 1995 shkruante për sportin, të cilin e ka dhe pasion. Vigjilenca dhe kureshtja e tij, bënë që të investigonte lëvizjet e para të eksponentëve të krimit në Shqipëri.

-Ju kur e keni nisur gazetarinë?

Artan HoxhaDashur pa dashur, unë e përdor si shprehje që jam rritur bashkë me atë që sot në Shqipëri quhet ‘krimi i organizuar’. E kam parë që në fillesë, embrion…

-Në cilin vit ke filluar të shkruash?

Artan Hoxha: Që nga viti 1995. E kam nisur fillimisht si gazetar sporti dhe është një pasion.

-Prandaj shkon në stadium ti.

Artan Hoxha: Unë ndjek ndeshje, qoftë dhe të kategorive të ulëta. E bëj me shumë qejf.

-Si kalove nga sporti te kronika?

Artan HoxhaNë atë kohë, gazeta më e madhe sportive në vend ishte “Sport express”. Unë kam filluar aty dhe mbuloja Dinamon. Por, ishte në kat të parë te godina që u dogj. Aty shpesh herë rrinim me gazetarët e kronikës. Për shkak se isha kurioz dhe ndiqja ndeshjet e futbollit, më tërhiqte shumë tribuna VIP. Ishte koha kur vinin politikanë, deputetë… Kur klubet po lëviznin, kishte nevojë për para. U futën personazhe që po krijonin botën e krimit. Dolën në tribunën VIP. Mua filloi të më binte në sy kjo gjë. E bisedoja me kolegët dhe ata u bënë pretekst duke më thënë “ore ti që i njeh kaq mirë, pse s’bën një shkrim?” Aty fillova historitë e para.

“Kam njohur personalisht shumicën e bosëve të krimit”, Hoxha: Pi vetëm kafe turke…

Gazetari Artan Hoxha thotë se ka njohur personalisht pjesën më të madhe të ‘kokave’ të krimit në vend. Sonte në studion e “Opinion” ai ndau dhe një detaj që ka të bëjë me pirjen e kafes turke.

Artan HoxhaNë shumë raste më është dashur të negocioj jetën me ata që kisha përballë.

-Me bosët e krimit? Ti i ke njohur dhe personalisht një pjesë të tyre…

Artan Hoxha: Jo një pjesë, por pjesën më të madhe. Një pjesë e mirë e atyre që kanë ndërruar jetë. Madje njerëzit që më njohin nga afër e dinë që unë pi vetëm kafe turke. Se s’pi express kurrë, madje dhe në Kolumbi kam pirë kafe turke. Kur më pyesin pse pi, u them “kam qenë në aq shumë vaki sa kjo kafja turke tani…”

-Ti shkon dhe i përcjell?

Artan Hoxha: Patjetër!

“Eksplozivi në shkëmb, eksperti i KFOR nuk i afrohej…” Artan Hoxha tregon të pathënat e dosjes “Tropoja”

Të pathënat e krimit në 3 dekada… E kush tjetër mund të fliste për çfarë ka ndodhur gjithë këto vite në të ashtuquajturën “bota e nëndheshme” se gazetari i njohur Artan Hoxha. Ai rrëfeu momentet më të vështira të profesionit të tij. Një nga çështjet që ka raportuar ai ka qenë edhe dosja “Tropoja”. Vështirësitë fillonin që nga pagesat.

“Kur e kujtoj me sa pak lekë kemi qenë atje. Niseshe nga Tirana me  30 mijë Lekë. 10 mijë lekë ishte bileta e furgonit nga PD-ja edhe bileta e tragetit brenda që do shkoje në Fierzë. Pastaj fut edhe kthimin dhe ngeleshe me 10 mijë lekë. Çfarë mund të bëje me 10 mijë lekë? Për fat të mirë tropojanët ishin mikpritës. Kudo që të trokisje nuk ngilje përjashta. Kjo më dha mundësinë të njoh më shumë nga çfarë mendoja unë”, tha ai.

Hoxha tregoi disa episode të raportimeve të tij në Tropojë.

“[Komisari Gani Malushi] mbante një pardesy të gjatë të zezë, mbante një kapele. Hynte nëpër biznese dhe u thoshte hë si duket koha, po pastrohet. Ndërkohë kishin ndodhur ngjarjet ishin vendosur atentati me mina në Cërnicë që erdhi specialisti i KFOR-it gjerman dhe nuk afrohej. Ekspertët tanë se nuk e dinin sa e rrezikshme ishte shkonin atje. Ai thoshte mos u afroni se dy mina kanë shpërthyer, tre të tjera janë të pashpërthyera. Madje mbaj mend ka ardhur prokuror nga Palermo dhe kërkoi të shkonte atje. Ai ka thënë tekstualisht, Giovanni Falcone-n e ekzekutuan me 500 kilogramë tritol në një vend që iu vendosën poshtë autostradës. Atentati në Tropojë, ai i gushtit ’99 ka qenë gati 1 kilometër rrugë e minuar. Ata kishin disa makina të blinduara. Autorët e kishin vendosur eksplozivin në shkëmb, pra në shpat të malit, poshtë humnerë, rrjedha e Valbonës. Ideja ishte që nëse nuk dëmtoheshin aty të binin poshtë në humnerë. Në fakt blindet i shpëtuan që nuk u vranë të gjithë. Koha që Ganiu [Malushi] e thoshte në qytet ishte pas kësaj gjëje. Unë në atë moment e kap.

Mua më qëllonte ditën se rrija në komisariat sepse kanë pasur krevate brenda. Me aq lekë sa kisha unë komisariat do rrija. Ça ndodhte aty. Ditën i shikojë në komisariat me automatik punonjës policie. Në darkë shkoja ta zemë në Kërrnajë, në kullë në Haklja, ose mund të shkoja në Shoshan ose mund të shkoja në Bujan dhe të njëjtët njerëz që ditën i kisha parë të veshur me uniformën e policisë me kallashnikov, në darkë ishin atje. Madje mund të bënin dhe roje se ndërronte turni i natës. Në atë kohë në Kërrnajë ti kishe postbllok. Nuk shkoje shtëpisë së Haklajve. Në Valbonë ka pasur, në Dragobi ka pasur postbllok”, tha Hoxha.

Kush është Esat Valbona, “gangsteri” i parë shqiptar sipas gazetarit Hoxha

Sipas gazetarit Artan Hoxha, “gangsteri” i parë shqiptar është Esat Valbona nga Tropoja. Në “Opinion”, Hoxha deklaroi se ai ishte një personazh tejet i fuqishëm dhe u desh një kohë e gjatë për ta prangosur.

Artan Hoxha: Nuk është sqaruar ajo vrasje, por besoj se është vrarë me një snajper sportiv në Shkodër.

-Shumë vite më parë?

Artan HoxhaËshtë vrarë pas Shkëlqim Cafit. Esat Valbona është ai njeriu që ka qenë në target kur është qëlluar një person që kishte veshur pallton e Azem Hajdarit. Është arrestuar para viteve ’90, njeri me shumë lidhje, shumë i fuqishëm. Arrestimi i tij pas viteve ’90, e di si është bërë Fevzi? Ka shkuar një skuadër e forcave speciale si alpinistë, kanë ngritur çadrat, me javë. Kanë qëndruar derisa ai ka krijuar besim. Ka zbritur dhe është ulur me ta, kështu është kapur. Ishte jashtëzakonisht e vështirë për ta kapur./tvklan.al