#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Zgjerimi i rrjetit automobilist në Shqipëri reduktoi dukshëm atë hekurudhor të përdorur masivisht sidomos para viteve ’90. Pjesa e parë e emisionit “Opinion” në Tv Klan do i kushtohet një rrëfimi nostalgjik të përdorimit të trenave. Dokumentari i përgatitur nga “Opinion” tregon lokomotivën e fundit ekzistuese në Shqipëri. Ajo është një lokomotivë çekosllovake e sjellë që nga vitet ’60 dhe deri në vitin 1984 ku mbërrit lokomotiva e fundit, të cilat konsideroheshin në atë kohë si krenaria e hekurudhës shqiptare. Qarkullimi modern me automobila dhe shpejtësia e ulët me të cilën lokomotivat lëviznin bërë që të ulje gradualisht përdorimi i tyre.

Treni i fundit në Shqipëri kthen Fevziun pas në kohë: Im atë më ngrinte nga dritarja për t’u futur brenda dhe…

Sistemi hekurudhor në Shqipëri tashmë i përket të shkuarës, e më saktë periudhës komuniste. Në atë kohë trenat çekosllovakë ishin krenari e Shqipërisë të para viteve ‘90. Ndryshimet në kohë e zëvendësoi transportin hekurudhor me atë automobilistik.

Treni i fundit ekzistues në Shqipëri duket se e ktheu pas në kohë moderatorin e emisionit “Opinion”. “Im atë më ngrinte në dritare për t’u futur brenda dhe për të zënë vendin,” kështu ka thënë Blendi Fevziu teksa kujton trenat e tejmbushur me pasagjerë që shtyheshin dhe ziheshin për të zënë një vend.

“Sistemi i transportit të pasagjerëve ishte i gjithi me trena. Trenat u shtrinë në të gjithë Shqipërinë ato lidhnin zonat kryesore minerare me Portin e Durrësit, e cila ishte qendra e hekurudhave shqiptare. Thuajse për 40 e ca vite hekurudhat ishin një lloj krenarie Shqipërisë komuniste, por dhe mjeti i parë dhe i vetëm i transportit në Shqipëri. Si fëmijë mbaj mend që si në stacionin e Tiranës si në stacionet e tjera im atë më ngrinte në dritare për t’u futur brenda dhe për të zënë vendin, sepse vendi nuk ishte me numër, gjithsecili mund të futej ne tren. Shpesh herë treni ishte i stërmbushur, pra jo vetëm pjesën e sendileve, por edhe pjesët midis tyre. Madje edhe vagoni i mallrave ishte i mbushur plot. Nga Tirana në Durrës shkonin plazhistët, nga Tirana drejt Pogradecit drejt Vlorës, Shkodrës dhe vendeve të tjera, pra destinacioneve të tjera të Shqipërisë”, tregoi gazetari.

“U fut poshtë shinave”, makinisti kujton si shpëtoi vogëlushen

Trenat ishin mjeti më i përdorur i transportit për të gjithë shqiptarët që i përkisnin periudhës komuniste. Një prej makinistëve të viteve 1983 në një intervistë për emisionin “Opinion” tregon historinë e profesionit të tij të cilin e ushtron për rreth 41 vitesh.

Veç vështirësive në punë ai tregon dhe një ngjarje e cila i është ngulitur thellë në tru, kur shpëtoi jetën e një vogëlusheje e cila ishte futur poshtë shinave të trenit.

Makinisti Gjovalin Thana: 41 vite karrierë kam patur momentin më të vështirë që shpëtova jetën e një fëmije, m’u fut poshtë shinave.

Blendi Fevziu: U fut fëmija poshtë shinave?!

Makinisti Gjovalin Thana: Po.

Blendi Fevziu: Si e shpëtove?

Makinisti Gjovalin Thana: Po fati i saj që kalova përnjëherë dhe ndalova.

Blendi Fevziu: Dhe nuk e preku treni?

Makinisti Gjovalin Thana: Jo nuk e preku teni.

Blendi Fevziu: Çfarë viti ka qenë?

Makinisti Gjovalin Thana: Po tani, në kohët e demokracisë.

/tvklan.al