Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Nxënësi 1: “Për t’u mbrojtur nga elementët e huaj është një forcë plus, ndërsa ne gjithashtu kemi dhe rojën, i cili mund të ndërhyjë edhe për elementët në qoftë se do të kemi konflikte brenda shkollës”.

Nxënësja 1: “Kjo gjë është shumë e mirë, sepse do të kemi më shumë mbrojtje, nuk mund të ndodhin gjëra që më përpara ndodhnin, ai më shumë na ruan edhe prindërit sidomos janë më të sigurt tani”.

“Është një element sigurie, qetësie dhe nuk mendoj se ka një kontakt të drejtpërdrejt me nxënësit, thjesht koordinon dhe mban qetësinë. Mendoj se është diçka pozitive”.

Nxënësja 2: “Mendoj që ka anë pozitive, për vetë faktin, se mungesa e një punonjësi të rendit, do ta vinte dhe rojën, do kishte mjaft probleme dhe roja, ndërsa vetë uniforma e tij, vetë prezenca e tij do ketë mjaft anë pozitive”.

Nxënësja 3: “Kjo është shumë gjë e mirë që nuk lejon hyrjen e të jashtmëve, megjithatë uroj që të mos bëhet si bëhet në kolegje private, që kemi një problem, duam të takojmë ndonjë familjarë dhe është e pamundur ta marrësh nga ora e mësimit. Jo të bëhet deri në këtë pikë”./tvklan.al