Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Jo të gjithë qytetarët kanë qenë në shesh për të protestuar sot. Ndërkohë që opozita thërriste “Nano ik” në sheshin “Skënderbej”, pjesa tjetër e kryeqytetit ka vazhduar jetën normalisht. Disa shprehen se preferojnë më shumë të punojnë, disa janë stepur prej frikës nga forcat e rendit, ndërsa të tjerë kanë nxjerrë fëmijët e tyre shëtitje. Ja çfarë thonë ata.

Qytetarja 1:- “Kishim frikë nga policët, se radhën tjatër i hëngrëm ca dru”.

Gazetarja: Sot pse nuk keni dalë në protesta?

Qytetari 1:- “Unë kam nevojë të marrë lekë, se kam pension të ulët fare, 2500 lekë të reja e kam, prandaj dola këtu”.

Qytetari 2:- “Po s’qëndrojmë dot, më këmbë s’rrimë dot ne atje, jemi pleq”.

Qytetari 3:- “Po nuk e pashë të arsyeshme shumë, thashë si ditë pushimi që e kam thashë, po rri me kalamajtë këtu tek lulishtja po kënaqem. Ça me thënë tjetër, kjo është arsyeja më e mirë, me dalë me fëmijët me u kënaq, me nejt në kohë të lirë, se pasdite jam në punë”.

Qytetari 4:- “S’kam pse të dalë në protesta, jam qytetar dhe kërkojë zhvillimin demokratik të vendit në mënyrë të kulturuar, në mënyrë paqësore dhe të qetë për të vajtur në Europë, si gjithë vendet e tjera”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini