Opozita bojkotoi seancën parlamentare pas miratimit të kalendarit dy javor nga mazhoranca socialiste. Debati u përqëndrua sërish në dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Sipas grupeve parlamentare të djathta socialistët nuk kanë vullnetin politik për të kaluar në seancë projektligjin ndaj dhunojnë rregulloren me votim të kundraligjshëm, falsifikojnë kalendarin dhe nxjerrin justifikime.
Bamir Topi: “Ju jeni dhunus të drejpërdrejtë mo, ju jeni d.m.th mund të keni një mijë probleme me njëri-tjetrin dhe kur vjen problemi pasaj për të dhunu opozitën jeni të gjithë në rresht, jeni sinkron. Po përgjegjësinë për këtë e mbani ju zoti kryetar. Jeni ju përgjegjësi kryesor i kësaj situate dhe besoj përgjegjësi kryesor, mos harroni që ditët mbarojnë për këtë vënd. Të gjitha janë të regjistruara. Do vijë dita. Realisht do vijë dita, ato që kanë thy ligjin kushtetutën të jeni të bindur që para ligjit do vendosen.”
Servet Pëllumbi: “Pra, llogjika e kërcënimeve nuk shkon në parlament.”
Ridvan Bode: “Drejtoni këtë kuvënd jo me rregulloren e miratuar, por me orekset tuaja dhe me urdhrat që merrni dhe në mënyrë të papranueshme për moshën tuaj, të paktën se për zanatin tuaj, mbase shkon mirë.”
Servet Pëllumbi: “Po lere moshën tani, se s’ka ndonjë punnë mosha.”
Ridvan Bode: “Po për zanatin tuaj shkon mirë, po për moshën po them se zanatin e ke në rregull, me zanatin je në rregull. Ju zoti kryetar në zanatin tuaj të vjetër që e rimerrnin sa herë të doni, nuk doni opozitë në parlament.”
Jemin Gjana: “Të dalim asnjë vlerë s’ka, të qëndrojmë asnjë vlerë s’ka. Të qëndrojmë, vazhdojmë të mbetemi atëhere një opozitë si opozita e Çausheskut dikur me partinë agrare.”
“ Mos ka interes që të mirrni ca vendime pa opozitën? Sepse po diskutojmë këto ditë dhe në komisione, dhe në opinionin publik disa projekte jo të vogla, por disa dhjetra milionë dollarësh, qoftë në Vlorë, qoftë në Rinas etj., në të cilat shkelen ligjet e shtetit.”
Bamir Topi: “Unë ftoj kolegët e opozitës në bllok ta braktisin seancën e sotme në shenjë proteste për dhunimin e thellë që po bëni në bllok rregullores së parlamentit dhe të gjitha inisiativave kushtetuese që merr opozita për të bërë një ligj.”
Me largimin e opozitës seanca parlamentare vijoi sipas rendit të ditës me shqyrtimin dhe votimin e disa projektligjeve nga mazhoranca. Kuvendi hodhi poshtë propozimin e opozitës për shfuqizimin e tarifave të telefonisë fikse dhe çmimin e energjisë elektrike me argumentimin se projektvendimet nuk mund të kalonin për miratim. /tvklan.al