Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pozita dhe opozita i kanë paraqitur sot OSBE-së, ekipet e ekspertëve juridik për të korrigjuar kodin elektoral të hartuar nga qeveria. Në mbledhjen e parë të ekspertëve juridik, koalicioni qeveritar përfaqësohej nga socialisti Braho, aleancisti Zadrima, socialdemokrati Guni, përfaqësuesi i PBDNJ Karamelo, dhe i Partisë Agrare Arbeshi.

Opozita përfaqësohej nga demokratët Rusmajli e Thereska, legalisti Hasani dhe përfaqësuesi i Ballit Metko. Ne rolin e vëzhguesve nga qeveia ishin të pranishëm Ilir Gjoni dhe Ylli Manjani.

Në tre orë mbledhje janë kaluar me konsensus 8 nene të kodit të ri elektoral. Të majtët kanë kërkuar që orari i zgjedhjeve të nis nga ora 7 e mëngjesit deri ne 19 të mbrëmjes, ndërsa të djathtët kanë këmbngulur që qendrat e votimit të happen në orën 9 të mëngjesit e të mbyllen në orën 21 të mbrëmjes./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame