Zgjedhjet parlamentare në Kosovë kanë qenë një ndër temat kryesore të mediave gjatë kohëve të fundit. Prej pak kohësh në mbledhjet e këshillit të sigurimit në New York, ambasadorët e vendeve të ndryshme kanë kundërshtuar njëri-tjetrin jo pak herë mbi mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të cilat po mbështeten fuqimisht vetëm nga militantët. Akuzave se OSBE nuk është gati të organizojë zgjedhje në një kohë të shkurtër, Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Dan Everts, u përgjigjet shkurt se nuk është e vërtetë.

“Ne jemi gati , por duhet një përgatitje e mirë për elektoratin, listat e votuesve dhe të tjera si këto. Duhet të dimë se çfarë do të zgjedhim, sa parlamentarë do të kemi, sa pushtet do të kenë ata dhe se çfarë do të bëjmë me minoritetet.”./tvklan.al