Sheetal Devi ka lindur me një sëmundje të rrallë të quajtur fokomelinë, prej së cilës duart nuk zhvillohen normalisht si te njerëzit e tjerë. E pavarësisht kësaj, 17 vjeçarja sot është kampione e gjuajtjes me hark.

Lindi në një fshat të largët të Indisë, por ndoqi ëndrrën e saj duke u bërë pjesë e ngjarjeve sportive. Mungesën e gjymtyrëve të sipërm ajo i kompensoi me shumë besim e këmbëngulje.

Dikur ngjitej në pemë pa ndihmën e askujt. Kjo i bëri dy trajnerët e saj Abhilasha Chaudhary dhe Kuldeep Wadhwan ta stërvitnin në gjuajtjen me hark.

Pas vetëm 11 muajsh stërvitje, Sheetal mori pjesë në Lojërat Aziatike duke fituar dy medalje të arta për Indinë. Ky ishte fillimi i një rruge të gjatë suksesi, pasi Sheetal ka marrë pjesë në disa kampionate botërore duke rrëmbyer medalje të arta e bronzi.

Në një video që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa javë më parë, ajo shkruan:

 “Edhe pse nuk isha marrë kurrë me sport, disa njerëz e panë që kisha perspektivë dhe më mbështetën. Kjo ndryshoi jetën time. Shumë fëmijë në fshat nuk e kanë këtë mundësi.”

Më poshtë, një video impresionuese e Sheetal:

/tvklan.al