Një pjesë e bregdetit të mrekullueshëm shqiptar sot është zhvendosur në Prishtinë. Me të njëjtën temë me të cilën bregdeti shqiptar ishte prezantuar në panairin e do ditshëm të Berlinit, të mërkurën është prezantuar edhe në panairin e 5 të turizmit në Kosovë.

Kjo lë të kuptohet se ministria e Turizmit të Shqipërisë i kushton një rëndësi të posaçme turistëve kosovarë. Robert Dumi drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit shpreson që këtë sezon veror do të ketë një fluks të madh të pushuesve kosovar.

Robert Dumi: “Shqipëria këtë vitin 2008 e pret me infrastrukturë më të mirë se në 2007, po punohet shumë fuqishëm në shumë segmente rrugorë për të përmirësuar infrastrukturën e Shqipërisë. Po ashtu furnizimi i energji elektrike dhe me ujë është më i mirë seç ka qenë në vitet e tjera. Niveli i shërbimeve dhe pastërtia e plazheve dhe përgatitja e të gjithë qeverisë shqiptare është në një shkallë akoma më të lartë.”

Në panairin e Prishtinës, i cili do të qëndrojë i hapur për dy ditë, Shqipëria është prezantuar nga një numër i konsiderueshëm i qyteteve të saj turistike. Përfaqësuesit e disa prej këtyre qyteteve thonë që këtë vit oferta e tyre është shumë mirë se vitet e kaluara.

Agron Agalliu: “Sivjet ne presim një intensitet akoma më të madh në komunën e Golemit, sepse dihet që brezi turistik i komunës së Golemit është prej vitesh që joshet nga turistët kosovarë.”

“Tani mund të flasim me plot gojën që në Shqipëri po krijohet kultura dhe disiplina turistike, realisht që mund të plotësojë dhe pjesën elitare të kosovarëve”

Një pjesë e konsiderueshme e turistëve kosovarë pritet që edhe këtë vit ashtu sikurse edhe më parë t’i kalojnë pushimet e tyre verore në bregdetin shqiptar.

Qytetari 1: “Në Durrës më pëlqen shumë, kam kaluar shumë mirë. Për mbi një vit kam qëndruar aty kam akoma përshtypje shumë të mira.”

Qytetari 2: “Ne 4 vjet rresht kemi bërë pushime në mënyrë të organizuar në Velipojë. Velipoja e ka një rërë, një ujë, një jod dhe njerëzit janë  jashtëzakonisht të mirë.”

Qytetarja 1: “Në Durrës më pëlqen.”

Qytetarja 2: “Në Durrës gjithashtu.”

Gazetari: Pse në Durrës?

Qytetarja 1: “Po kam qenë para dy vitesh dhe më pa pëlqyer.”

Organizatorët e panairit lavdërojnë punën që ka bërë ministri e Turizmit të Shqipërisë për një përfaqësim të denjë në Prishtinë. Vitin e kaluar llogaritet që Shqipëria ka tërhequr afërisht 2.1 milion turistë. Këtë vit ministri e Turizmit pretendon që kjo shifër do të rritet edhe për 900 mijë turistë të tjerë, një pjesë e mirë e tyre do të jenë nga Kosova. /tvklan.al