Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Forcat tona të armatosura do të ndryshojnë garderobë. Rreth 52 modele të reja të uniformave ushtarake, u prezantuan gjatë një sfilate përpara Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, që është edhe një prej ideatorëve kryesor të kësaj reforme. Modelet përfshijnë tre forcat kryesore, forcat ajrore, tokësore, detare, si dhe komandot. Batalionin e shtabit të përgjithshëm dhe policinë ushtarake.

Modelet e kostumeve, prerje, konfeksionfeksionimi, dekoracionet, cilësia e stofrave, sigurojnë një paraqitje dinjitoze të ushtarakut shqiptar. Synimi kryesor i kësaj sfilite është që edhe përmes uniformës ushtarake të përafrohemi me standardet e NATO-s.

Në sfilatë u paraqitën gjithashtu 220 modele të ndryshme gradash të të gjitha niveleve, oficer madhor, nënoficer etj. U përgatitë rreth 400 shenja që i përgjigjen uniformave të ndryshme. Uniformat e para të ushtrisë shqiptare i përkasin periudhës të vitit 1910, që ishin uniforma turke. Në vitin 1913, u kaluan në uniforma italiane dhe me ardhjen e Princ Vidit u kaluan në uniforma austriake.

Ndryshimet më të fundit janë bërë në vitin 1998-1999, me përmirësimin e uniformës në të cilën u vendosën një sërë dekoracionesh./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini