Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Qendra operacionale e emergjencave nuk konfirmon asnjë të dhënë për përmbytje, por reshjet në vend kanë shkaktuar probleme në disa rrethe. Kështu në qarkun e Elbasanit, shirat kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave duke krijuar bllokim në disa segmente të rrugëve. Si pasojë janë shkaktuar dhe përplasje të disa automjeteve me lëndime të lehta të pasagjerëve.

Probleme me përmbytje ka pasur dhe në Qarkun e Lezhës dhe në Qarkun e Shkodrës. Edhe këtë fundjavë do të ketë shi dhe temperaturat të ulëta. Sipas sinoptikanëve, vetëm në fillim të javës së ardhshme mund të ketë mot të kthjellët.

Gjatë dy ditëve në vazhdim do të ketë stuhi shiu në të gjithë territorin e vendi. Sipas Shërbimit Meteorologji të forcave ajrore dje dhe sot janë regjistruar sasi të mëdha reshjesh në veri dhe në jug të vendit./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj