Treva ndërkufitare që shtrihet nga Sterbleva deri në Rrajcë të rrethit të Librazhdit sot ë gëzojë tashmë atributet e një parku kombëtarë të mbrojtur nga shteti. Për të përuruar promovimin e këtij parku në Fushë Studë të komunës Streblevë ka qenë ministri i mjedisit Lufter Xhuveli, i cili është shprehur se përveç mundësive të zhvillimit të zonës, Parku Shebenik-Jabllanicë dyfishon sipërfaqet e mbrojtura mjedisore.

Lufter Xhuveli: “Kjo zonë e cila përfshihet në konturin e 6 komunave është veçuar si një zonë me vlera të rralla. Me vlera të cilat janë pa përsëritshme për natyrën shqiptare. Tani mund të themi që pyjet e kullotat në Shqipëri administrohen dhe zotërohen në masën më të madhe në komunitetet.”

Parku ka një biodiversitet të larmishëm me një shtrirje 33 mijë e 927 Ha, ai bëhet kështu parkui 14 kombëtar  në vend./tvklan.al