Neni 9 i projektligjit për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave u ndryshua tërësisht në Kuvend. Ky nen bënte fjalë për qiramrrësit dhe ndërtuesit e paligjshëm siç është rasti i zonës së Bathores. Kuvendi miratoi me shumicë votash propozimin e socialdemokratit Gjinushi dhe të komisionit parlamentar të ekonomisë.

Skënder Gjinushi: “Këshilli i Ministrave ngarkohet të sigurojë strehimin e qiramarrësve nëpërmjet banesave me qira të ulët, kredive të buta apo banesave me qira të kompensuar nga shteti. Ky është varianti ekzistus dhe në fakt nuk ka rëndësi 3 apo 5, sepse që pas dy vjetësh Këshilli i Ministrave bën këtë që ka neni 9 që duhet t’i garantojë qiranë, o në shpinë ku është ose në një shtëpi tjetër, pas 3 vjetësh duhet ta lirojë.”

Namik Dokle: “Në rastet e ndërtimit të banesave në kundërshtim me legjislacionin në fuqi banorët e tyre kanë të drejtën e blerjes së truallit, pra nuk i thua ik nga kjo banesë që ke ndërtu, por je i detyruar të blesh truallin t’i përgjigjesh shtetit ose pronarit të atij truallit, pra pas procesit të legalizmit me ligj të veçantë. Elementi i dytë vlerësimi i truallit bëhet, sipas vlerës së tregut në momentin e kryerjes së legalizmit të banesave. Pra janë dy elementë shumë të qartë dhe unë nuk besoj se ka nevojë për të diskutu këtë çështje, të miratojmë variantin e komisionit të ligjeve, më falni të ekonomisë.”

Kuvendi rrëzoi propozimin e liderit të opozitës Berisha për këtë pikë në bazë të të cilit shteti i kompensonte truallin e zënë pronarit. Sipas qeverisë, kjo do të shoqërohej me një faturë të shtrenjtë financiare. Deputetët e majtë dhe të djathtë nuk ranë dakord mbi përbërjen e komitetit shtetëror për kthimin dhe kompensimin e pronave. Mazhoranca propozoi që ky komitet të përbëhet nga 5 anëtarë dytë zgjidhen nga opozita dy nga pozita, ndërsa kryetari t’i përkasë qeverisë. Por demokratët insistuan që përzgjedhja e kryetarit të bëhet nga presidenti në të kundërt do të votojë kundër projektligjit në tërësi.

Jozefina Topalli: “Në qoftë se nuk do të bimë dakord ne votojmë gjithë ligjin kundra. Ideja është dy nga maxhoranca dy nga pakica një nga presidenti dhe kjo formulë të respektohet dhe të zbatohet nëtë gjithë hierarkinë.”

“Në qoftë se doni t’ia jepni qeverisë shumë normale jepjani qeverisë. Ne si opozitë si parti demokratike nuk do të marrim pjesë në asnjë organ me njerëz të ngarkuar nga ana jonë.”

Kreu i grupit parlamentar Ruçi propozoi që për këtë çështje të dëgjohen të martën ekspertët e OSBE-së. Në fillim të senacës grupet parlamentare të ballistëve legalsitëve dhe republikanëve u larguan nga seanca në shenjë proteste kundër projektligjit të pronave dhe po kështu veproi dhe një nga firmëtarët socialistë të projektligjit Zyhdi Pepa. Në këtë mënyrë nuk dihet nëse ky projektligj do të mund të marrë votat e nevojshme për miratim. /tvklan.al