Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndarja e re elektorale është miratuar me votat e mazhorancës edhe pse opozita ka këmbëngulur, që miratimi i projektit të shtyhet deri më 25 Mars. Socialistët u shprehën, se amendamentet e opozitës, duheshin propozuar dhjetë ditë më parë për të motivuar shtyrjen e miratimit të zonave elektorale.

Deputetët demokrat edhe pse u shprehën kundër ndarjes së re elektorale, nuk e braktisën sallën e Kuvendit. Ligji për ndarjen e Shqipërisë në 100 zona elektorale, hyn në fuqi me shpalljen e datës së zgjedhjeve nga presidenti Mejdani.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist Arben Malaj, ndryshimet në këtë ligj mund të bëhen vetëm nëse komisioni parlamentar që do të ngrihet me pjesëmarrjen e pozitës dhe opozitës, do të konstatojë mangësi të mëdha në listat e votuesve për çdo zonë elektorale. Me gjithë marrëveshjen paraprake, në tryezën e dialogut, kompromisi mes pozitës dhe opozitës është ende i largët, përsa i përket KQZ dhe hartës elektorale të miratuar nga parlamenti./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame