Lajme Arkiva 2003

Pas dështimit të negociatave me Partinë Socialdemokrate, Partinë e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Partia Socialiste nuk bie dakord për bashkëpunim në zgjedhjet as me Partinë Demokracia Sociale të Paskal Milos.

Shkak për këtë sipas Milos është bërë mostoleranca e socialistëve për ti besuar Partisë Demokracia Sociale disa bashki të vogla.

Paskal Milo: Kanë qenë kërkesa për një diskutim paraprak të cilat më vonë u reduktuan në disa kërkesa që mund të miratoheshin nga Partia Socialiste, rreth 23 kërkesa të cilat përfundimisht dështuan. Ne kishim kërkuar që të negocionim për shtatë bashki të vogla prej të cilave pretendonim që të paktën të kishim 2 bashki. Duke filluar që nga Bashkia e Sukthit, Bashkia e Këlcyrës, Bashkia e Krumës.

Ndërkohë që zgjidhjen e krizës së Partisë Socialiste kreu i Demokracisë Sociale e gjen nëpërmjet një kabineti qeverisës më me shumë vlera.

Paskal Milo: Mendimi ynë është se çdo riformulim kabineti duhet të bëhet me shumë përgjegjësi dhe në një moment të caktuar politik që mund të shërbejë stabilitetit të vendit dhe përfaqësimi dinjitoz në qeverisje  jo vetëm të partisë socialiste por edhe të gjithë aleatëve të vetë, me qëllim që dy vitet që mbeten për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të kenë në Shqipëri një ekzekutiv të fuqishëm që do të zbatojë reformat e politika të tilla që do të korrigjojnë edhe imazhin e keq që mund të jetë krijuar nga disa politika të caktuara gjatë këtyre kohëve të fundit në Shqipëri.

Duke komentuar marrëdhëniet mes socialistëve Milo u shpreh optimist për raste të tjera bashkëpunimi./tvklan.al