Lajme Arkiva 2003

Fatos Nano: Nuk do të lejoj asnjë lojë, asnjë intrigë  që shkatërron solidaritetin që përçan partinë, që sjell nga prania njerëz të dalë nga partia apo të huaj për partinë dhe që në mënyrën më të papërgjegjshme për shkak të konflikteve të interesave private si ato të përfaqësimit politik apo qeverisës, do të ishte gati ti dorëzonte edhe opozitës së vjetër pushtetin qeverisës.

Kjo deklaratë e kryeministrit Nano në Kukës ka sjellë menjëherë reagimin e ish presidentit Rexhep Meidani. I ndodhur të dielën në Brataj të Vlorës zoti Meidani nuk e rreshtoi veten mes të ikurve të Partisë Socialiste siç la të kuptohet kryeministri.

Rexhep Meidani: Unë nuk e di se ç’mbështetje kam në parti, di që me njerëzit kuptohem shumë mirë. Më duan, i dua dhe këtë e quaj shumë më të rëndësishëm se çdo lloj kandidimi apo çdo lloj mbështetje.

Gazetarja: E konsideroni veten “të ikur” siç ka thënë zoti Nano, megjithëse nuk ua ka përmendur emrin?

Rexhep Meidani: Mesa duket e ka për veten e tij se ai ka ikur. Ka ikur si kryeministër, ka ikur nga vendi. Ai ka braktisur partinë në momente të rëndësishme të referendumit për kushtetutën dhen fund të fundit megjithëse i kam shkuar në shtëpi pasi u kthye nga Greqia ku kishte shkuar për tu kuruar, i thash mos e lërë partinë, ai përsëri e la. Unë se kam lënë asnjëherë.

Gazetarja: Keni qenë president, ndoshta prandaj e thotë?

Rexhep Meidani: Unë e kam ngrirë mandatin për arsye kushtetuese dhe institucionale dhe besoj se kjo ishte rruga më e drejtë sepse nëpërmjet asaj rruge ne fiksuam dhe në Kushtetutën e Shqipërisë së Presidenti i Republikës, në kohën që ushtron mandatin nuk mund të jetë as anëtar i thjeshtë i një partie, ndërkohë që me paketën kushtetuese të asaj kohe i lejohej presidentit të ishte jo vetëm anëtar, por mund të ishte edhe në forumet drejtuese të larta të një partie. Ishte një shembull për tu rrezatuar në ndërtimin e një institucioni dhe them se ky shembull po ndiqet sot dhe është një nga gjërat më pozitive në konsolidimin e institucionit të presidentit të republikës në një republikë parlamentare.

Në festën e Brataj ish presidenti Meidani është parë në shoqërinë e kryetarit të kuvendit Servet Pëllumbi dhe deputetëve socialist, Arben Malaj, Mezan Malaj, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Zydi Pepa, Ilir Zela dhe Et’hem Ruka.

Vëmendjen mes të ftuarve nga Tirana e ka tërhequr veçanërisht ish shefi i shërbimeve sekrete Fatos Klosi i akuzuar nga Fatos Nano për shpërdorim detyre.

Fatos Klosi: Më duken deklarata të nxituara. Etiketimet që ai vë nuk i takojnë atyre njerëzve që ai mendon se mund  të ndihen keq nga ato etiketime. Nuk janë ata njerëz përçarësit e partisë. Unë nuk njoh m ë të madh se ai përçarës të partisë dhe nuk kalohet me të tilla broçkulla. Jo se kam quajtur veten kurrë klan dhe ne nuk jemi klan. Fjalën klan e përdorin ata që nuk duan ti shikojnë njerëzit bashkë. Ne kemi ardhur këtu në një festë, është një festë popullor edhe është normale fare nuk kemi ardhur në kuadrin  e një plani.

Gazetarja: A do të bashkëpunoni në qoftë se zoti Meidani do të konkurroj për pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste?

Fatos Klosi: Unë nuk mund ta them tani, por në qoftë se a do konkurroj mendoj se do ketë shumë njerëz që do e përkrahin.

Gazetarja: Zoti Nano mendon se do e ketë këtë përkrahje?

Fatos Klosi: Unë jo vetëm e mendoj, por jam i sigurt se nuk do ta ketë.

Gazetarja: Në çfarë shtyheni?

Fatos Klosi: Shikoj bazën e partisë, tani e njoh më mirë seç e njihja dhe e shikoj se në bazën e partisë e kanë shumë të qartë situatën, e dinë shumë mirë,nuk i besojnë këtyre frazave boshe dhe nuk do ta kenë të lehtë./tvklan.al