Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale, 24 parti politike janë të detyruara të rikthejnë financimet e dhëna nga buxheti i shtetit për fushatën elektorale. Nga 40 milion lekë rreth 19 milio lekë do të kthejnë partitë që në zgjedhje fituan 9,2% të votave. Në këto vite tranzicioni janë krijuar rreh 50 parti politike ku pjesa më e madhe e të cilave nuk u gjenden as zyrat e as drejtuesit.

Mbi 2% në zgjedhje ka fituar e Djathta e Bashkuar, republikanët, demokristianët, aleancistët, socialdemokratët, socialistët dhe demokratët. Ndërsa nën 2% janë renditur 45 parti ndër të cilat Forca Albania, Partia e Emigracionit, Lidhja Kombëtare apo Alternativa Liberale. Ndërkohë KQZ ka urdhëruar prodhimin e fletëve të reja të votimit për komunat dhe bashkitë në balotazh./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame