Fitorja 3-0 ndaj Liechtenstein nuk është tregues se çfarë paraqitje mund të jetë Kombëtarja Shqiptare në finalet e Europianit. Ish-futbollisti Saimir Patushi është i mendimit se një kundërshtar i dobët nuk nxjerr në pah vlerat e verteta.

3 gola nga 3 sulmues është një sinjal i mirë, por futbollistët nuk bindën plotësisht, në fushë mbizotëroi më së shumti individualiteti i tyre duke sakrifikuar ndjenjën e grupit.

E vështirë të bëhet një parashikim se si do të jenë përballjet e finaleve, por motvimi nuk do të mungojë.

Më 7 Qershor kombëtarja do të luajë edhe miqësoren e dytë me Azerbajxhanin. Me gjasë pritet që loja e kuqezinjve të ketë më shumë ritëm dhe qartësi.

Edhe kjo ndeshje do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan